“Berisha dhe Basha do i kishin pushkatuar studentët nëse do i gjuanin me vezë”

Nov 3, 2015 | 9:39
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe një ditë pas sulmit me vezë mbi Ramën dhe mbajtjes së studentëve për mbi 6 orë në polici shkruan se në kohën e Berishës ata do ishin pushkatuar.

Deputeti Erjon Brace
Deputeti Erjon Brace

Përmes në statusi në profilin e tij në FB, Braçe shkruan se ata studentë nuk janë nxitur nga opozita, pasi sipas tij, PD ata që nxit i ka me kallash, antitank e tritol.

Statusi i plote 

NE NJE KOHE TJETER,
JO SHUME LARG-VETEM 4 VITE ME PARE;
BERISHA E BASHA DO I KISHIN PUSHKATUAR!!

Po lexoj se Lulzim Basha paska thene se:
Partia Demokratike nuk ka asnje lidhje me aktin e disa studenteve!!

Krejt e vertete;
PD ata qe nxit i ka me revole, kallash, antitank, tritol; eshte e provuar dhe e deshmuar kjo per vite me radhe.

Por ka edhe me shume;
Ne nje kohe tjeter, jo shume larg-vetem 4 vite me pare, Berisha kryeminister dhe Basha minister i vrane protestuesit, jo si keta por nga ata me asgje ne dore e duar ne xhepa.

Dhe te dy jane sot ne politike, udheheqes madje, kerkojne edhe drejtimin e vendit perseri e perseri.

Eshte dallim i madh!!

Dhe ne fund;
gjithkush dje duartrokiti guximin. Mire beri.

Ka te drejte; eshte kohe tjeter, liria qe deri dje pritej me pushke sot te ben guximtar, trim apo trime.

Eshte edhe ceshtje sjelljeje me pushtetin, autoritetin e shtetit,
lirine e individit edhe kur ky nuk proteston, shkon me tej duke agresuar; kohet ndryshojne dhe kohet kane ndryshuar!!

Vec Berisha e Basha jane mu aty, te pandeshkuar!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura